Korrupsioni mban larg Kosovës investitorët nga Britania

Mos i humb

Për të bërë biznes në Kosovë është jashtëzakonisht e vështirë. Më shumë ka rëndësi se kë e njeh sesa ajo çfarë dini. Kështu e nis përshkrimin për Kosovën eksperti britanik Johnatan Mitchell në raportin “Britania e Madhe dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”, i cili u publikua javën e kaluar.

Ky raport botohet nga Dhoma e Lordëve e Parlamentit Britanik dhe është pikë reference për të gjitha bizneset nga Britania e Madhe e të cilat i kanë destinacion për investime vendet e Ballkanit.

Sipas këtij raporti, në Kosovë bizneset janë tërësisht të lidhura me partitë politike në pushtet, ndërsa korrupsioni vlerësohet pengesa më e madhe për zhvillimin ekonomik të vendit. “Në Kosovë na u tha se kompanitë private janë të lidhura me sistemin politik, ndërsa dhënia e tenderëve publikë është çështje e favoreve politike”, thuhet në raport, derisa këto vlerësohen edhe arsyet kryesore se pse bizneset britanike hezitojnë të investojnë në Kosovë.

Mitchell, i cili citohet disa herë në raport, thotë se bizneset nga Britania nuk investojnë në Kosovë për shkak të rrezikut të lartë dhe ‘pengesave në të bërit biznes’ e që kryesorja sipas tij është korrupsioni. Në përgjithësi sa i përket gjendjes ekonomike në Kosovë ajo vlerësohet jashtëzakonisht sfiduese. “FMN-ja ka ndaluar programin e saj, kurse programet e BE-së, që përfshijnë rreth 80 milionë euro, janë në rrezik”, thuhet në raport.

Ndonëse vëmendjen kryesore viteve të fundit e ka marrë dialogu Kosovë – Serbi, sipas raportit, kjo temë nuk është kryesorja në fjalorin e kosovarëve. “Problemi i vërtetë është papunësia, me një normë të papunësisë prej 56 për qind. Sektori privat është i dobët dhe ka një sektor të fryrë publik. Administrata publike rritet nga çdo qeveri”, thuhet në raport, shkruan zëri. Ekspertët britanikë, vlerësimet e të cilëve kanë zënë vend në këtë raport, duke u bazuar në modelin e tanishëm të rritjes ekonomike të Qeverisë së Kosovës, tregohen skeptikë për një rritje ekonomike që do ta zbuste papunësinë./kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit