Korrupsioni në burgun 313, GJKKO liron nga qelia drejtorin Eduart Struga, burg për shefin e logjistikës dhe tregtarin

Mos i humb

Drejtori i burgut 313, Eduart Struga i akuzuar nga SPAK për korrupsion është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Por GJKKO ka lënë në burg shefin e logjistikës së burgut 313, Florin Ahmeti dhe tregtarin Ervin Kërtulli.

Eduart Struga së bashku me 2 personat e tjerë u arrestuan 3 ditë më parë dhe dyshohet se janë përfshirë në një skemë korrupsioni me tendera për ushqimet.

Vetëm 6 muaj në detyrë Struga u arrestua me vendim të Ministrisë së Drejtësisë teksa SPAK akuzon Ervin Kërtullin si korruptues të funksionarëve publikë me shuma monetare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit