Korrupsioni në hipotekën e Shkodrës, “arrest me burg” për 4 të ndaluarit

Mos i humb

Gjykata e Shkalles së Parë në Shkodër dha “arrest me burg” për 4 të ndaluarit dhe arrestuarit të dyshuar për korrupsion pasiv dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike në hipotekën e Shkodrës.

Në “arrest me burg” u lanë shtetasit Mirjam Bletaj, ish-jurist i Hipotekës dhe Sokol Tirana, ndërsa të arrestuar janë Johan Zefi dhe Ndoc Tara.

Ata akuzohen se përmes ryshfetit prej 1 mijë euro, shtetasi Ndoc Taraj do përfitonte një certifikatë pronësie, ndërsa Sokol Tirana dhe Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i jepnin paratë shtetasit Mirjam Bletaj, ish-juristi i hipotekës për përshpejtimin e procedurës në marrjen e certifikatës së pronësisë.

Të dyshuarit mohuan akuzat në sallën e gjyqit, por gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke i lënë me masën e sigurisë “arrest me burg”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit