Kos, mjaltë, arra në mëngjes për fuqi gjatë ditës

Mos i humb

Nuk gjen qetësi Rusia nga infeksioni Covid, regjistrohen rreth 7000 raste të reja në një ditë

Në Rusi në 24 orët e fundit u regjistruan 147 viktima nga infeksioni i koronavirusit. Autoritetet raportuan gjtihashtu se...

Hoti: Do t’i kthejmë masat e izolimit, nëse vazhdon rritja e rasteve me Covid-19

Kryeministri Avdullah Hoti, ka deklaruar se nëse vazhdon të rritet numri i rasteve pozitive me Covid-19 do të rikthehen masat e izolimit...

Basha nga Divjaka tha : Bazat detare po u falen oligarkëve në ditët e fundit të qeverisë

Nga plazhi i Divjakës ku u ndal në një takim me bizneset dhe operatorët turistikë, kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi se...

Spanjë: Janë regjistruar 17 vdekje nga Covid-19, shifra më e lartë që nga 19 qershori

Spanja ka përjetuar 17 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e kaluara, buxheti më i lartë ditor që nga 19 qershori.

Informacionet për vlerat shëndetësore të mjaltit dhe kosit janë të panumërta. Por kombinimi i të dyjave së bashku është shembull i besimit se bashkimi bën fuqinë. Si kosi, ashtu edhe mjalti kanë shumë përfitime për shëndetin e njeriut, për të cilat AgroWeb.org ju fton të lexoni më poshtë:

Mjalti: Përdorimet dhe vlerat
Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues. Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjërësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës. Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure. Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike. Por nga ana tjetër, nënat e dinë se mjalti është i rrezishëm për fëmijët nën moshën 1 vjeçare, sepse shkakton botulizëm.

Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme. Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban. Të dhënat për mjaltin provojnë se në 28 gramë mjaltë gjendet 14% e dozës së rekomanduar të manganit (bazuar në nivelin e ushqyerjes prej 2000 kalorish në ditë) dhe 8% të hekurit. Mangani dhe hekuri janë dy mineralet thelbësore, për të cilat trupi ka nevojë të luftojë sëmundjet dhe të funksionojë mirë.

Kosi: Përdorimet dhe vlerat shëndetësore
Ekspertët thonë se kosi përmirëson tretjen. Ata kanë kryer një sërë studimesh për të vërtetuar përfitimet e sistemit tretës që vijnë nga kosi. Shumë studime kanë provuar ndikimin pozitiv që kosi ka ndaj një sërë problemesh gastrointestinale, konstipacioni dhe inflamacioni i zorrëve.

Vlerat e kombinimit të kosit dhe mjaltit
Nuk ka asnjë dyshim që kosi dhe mjalti ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore, si veçmas ashtu edhe kur kombinohen së bashku. Nëse hani kos me mjaltë, vlerat ushqimore dhe shëndetësore të këtyre dy produkteve shtohen ndjeshëm. Përmbajtja e lartë e glukozës nga mjalti në kombinim me proteinat e kosit është një zgjedhje optimale për forcën dhe rimëkëmbjen e muskujve.

Mjalti me kosin është një formulë ushqyese e shkëlqyer. Nëse nuk e e teproni me të, mund të merrni pak kalori dhe një ekuilibër ideal mes karbohidrateve dhe proteinave. Duke përzier përmbajtjen ushqimore të mjaltit dhe aminoacidet e kosit, ju do t’i vini në ndihmë trupit, duke arritur një tretje ideale. Me tretjen, organizmi dhe të gjitha sistemet e tjera do të punojnë mirë së bashku, për të garantuar një shëndet optimal.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Eurostat: Në dy muaj 140 mijë viktima, të përqendruara në 50 rajone

Sipas ‘Eurostat’, në vetëm dy muaj janë regjistruar 140 mijë viktima nga infeksioni I koronavirusit, të gjitha të përqendruara kryesisht në 50...

Irani merr një vendimin ndryshe për maskat , 2500 infeksione të reja

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani deklaroi se të gjithë iranianët që nuk mbajnë maska, nuk do të kenë qasje në shërbimet shtetërore...

Australi, autoritetet fusin në karantinë 3000 banorë të Melburn-it

Përballë ringjalljes së infeksioneve të reja të shkaktuara nga Covid, në Melburn, në Australi, rreth 3000 persona i janë nënshtruar masave të...

Të shtëna në një qendër tregtare në Alabama, vdes fëmija 8 vjeç

Një djalë 8-vjeçar u vra gjatë një shkëmbimi zjarri në një qendër tregtare në Alabama, Riverchase Galleria. Tre persona...

Katari përshëndet marrëdhëniet strategjike me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohamed bin Abdulrahman Al-Thani, ka përshëndetur marrëdhëniet strategjike të vendit të tij me Turqinë, (AA).