Kosnett për Ditën e Tokës: Mundësi e mirë për vetëdijesim për problemet mjedisore

Mos i humb

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, me rastin e Ditës së Tokës ka kërkuar vetëdijësim për ruajtjen e ambientit.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, me rastin e Ditës së Tokës, ka thënë se kjo ditë është mundësi e mirë për vetëdijesim për problemet mjedisore me të cilat ballafaqohemi çdo ditë.

Përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, ambasadori Kosnett, ka pyetur qytetarët se cilat janë planet e tyre për këtë ditë, shkruan lajmi.net.

“Gëzuar Ditën e Tokës! Kjo ditë është një mundësi e mirë për ta ngritur vetëdijen për problemet mjedisore dhe për të festuar për progresin që kemi bërë në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit gjatë dekadave të fundit. Çfarë do të bëni ju për Ditën e Tokës? Tregoni planet tuaja nëpërmjet komenteve, fotografive dhe videove të shkurtra”, ka shkruar Kosnett.

Në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, Kosnett, ka publikuar edhe disa fotografi të bukura.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit