Kosnett: Qeveria të ndëshkojë zyrtarët e korruptuar

Mos i humb

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett, duke folur për çështjen e luftimit të korrupsionit në Kosovë ka deklaruar se nuk mjafton të miratohen ligjet nëse nuk zbatohen ato.

Sipas tij, Qeveria duhet të dëshmojë se është e gatshme të ndëshkojë zyrtarët e korruptuar.

“E përgëzoj Kuvendin e Kosovës për miratimin e ligjeve, por është e qartë që kjo nuk mjafton. Ligjet e mira funksionojnë vetëm kur zbatohen në mënyrë të barabartë. Qeveria tani duhet ta dëshmojë se është e gatshme të ndëshkojë zyrtarët e korruptuar nga lartë poshtë. Prijësit guximtarë duhet të jenë të gatshëm që të pyesin veten nëse janë të gatshëm t’i shërbejnë Kosovës apo dikujt tjetër”, u shpreh Kosnett.

Ndërsa, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, theksoi se Britiana ka nevojë për partnerë që luftojnë dukuritë negative.

“Na duhet një Kosovë që lufton korrupsionin, krimin e organizuar. Ne në Britani kemi marr masa për luftimin e korrupsionit dhe nëse ne kemi nevojë të marrim masa edhe Kosova duhet. Nuk është e mjaftueshme të kemi ligje të mira por duhet të zbatohen. Nuk kemi nevojë të kemi strukturë por trimëri nga zyrtarët që duhet ti raportojmë”, tha O’Connell duke shtuar se njerëzit e dinë se çka është korrupsioni, ku siç tha ai Kosova ka mbështetjen ndërkombëtare për ta luftuar atë.

“Ata e dinë kush janë të korruptuarit. Ka nevojë për trimëri nga zyrtarët, ka nevojë për mospranimin e këtyre dukurive nga qytetarët. Kur flasim për politikanët që cenojnë gjyqtarët e dimë për kë po flasim. Kur flasim për nepotizmin për punësimet partiake, ne e dimë për kë po flasim. Keni mbështetjen ndërkombëtare për luftimin e korrupsionit”, u shpreh ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit