Kosova dhe Bullgaria të gatshme për të thelluar bashkëpunimet

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës në Sofje, ka marrë pjesë në Forumin e Biznesit të odave të tregtisë dhe industrisë të Kosovës dhe Bullgarisë.

Ai gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar nga homologia e tij bullgare Ekaterina Zaharieva.

Siç njofton komunikata për medie, presidenti i Odës bullgare, Zvetan Simeonov, përshëndeti dy ministrat dhe bëri thirrje për nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve që janë kaq afër. Ai vlerësoi integrimin evropian të vendit të tij që dha efekte në rritjen e ekonomisë bullgare.

Ndërsa, përfaqësuesi i Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Hivzi Dragidella, shprehu kënaqësi që dy ministrat ishin të pranishëm në këtë aktivitet.

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, tha se diplomacia ekonomike është shtylla e diplomacisë dhe do të ishin të lumtur nëse nga ky forum do të ketë iniciativa të reja për bashkëpunim.

Pacolli tha se e vlerëson shumë krijimin e marrëdhënieve ndër njerëzore prej Forumeve të tilla, sepse sipas tij, nuk ka biznes të mirë pa marrëdhënie të mira midis njerëzve të tij.

“Mos mendoni se tregu në Bullgari është i tkurrur, megjithëse shikoni se shumë gjëra janë në vendin e tyre. Aq më shumë në Kosovë, ku ne kemi nevojë për shumëçka dhe ka shumë punë të pakryera ende. Zgjeroni horizontin tuaj me kreativitet”, u shpreh Pacolli.

Ndryshe, bashkëpunimi ekonomik midis dy Kosovës dhe Bullgarisë gjatë vitit 2017 ka shënuar rritje dhe ka arritur në pothuaj 70 milionë euro.

Bullgaria me Kosovën bashkëpunojnë në fushën e përpunimit të mallrave, prodhimin e plastikës, pijeve, transportit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit