Kosova dhe Maqedonia me bashkëpunim në fushën e arsimit

Mos i humb

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, Arbër Ademi me bashkëpunëtorë, ku kanë biseduar për bashkëpunimin në arsim mes dy vendeve.

Të dy ministrat kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit mes të dyja palëve rreth mundësisë se shkëmbimit të studentëve dhe përvojave.

Më poshtë statusi i plotë:

Kisha kënaqësinë që sot të pres në takim ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, z. Arbër Ademi me bashkëpunëtorë, me të cilët biseduam për bashkëpunimin në arsim mes dy vendeve.

Theksova se ka pasur një bashkëpunim të mirë në fushën e arsimit mes Kosovës dhe Maqedonisë, por se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tutje në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsim për të dyja vendet.

Me ministrin Ademi biseduam edhe për proceset që janë duke u zhvilluar në të gjitha nivelet e arsimit dhe për planet që kanë të dy ministritë e Arsimit për ta përmirësuar cilësinë, në mënyrë që t’iu ofrohet fëmijëve dhe të rinjve një arsim sa më i avancuar./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit