Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun në Bruksel

Mos i humb

Në Bruksel vazhdon sot dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Është ky takimi i parë i drejtpërdrejtë i përfaqësuesve të të dyja palëve qysh në fund të vitit 2018.

Kosovën e përfaqëson kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa Serbinë presidenti Aleksandar Vuçiç.

Bisedimet ndërmjetësohen nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Hoti dhe Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë biseduar edhe më 12 korrik përmes një video-konference.

Pas asaj bisede, Hoti ka thënë se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet me Serbinë.

Dialogu është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vënë Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia.

Taksa më vonë është zëvendësuar me masa reciprociteti, por këto të fundit janë hequr me ardhjen e Hotit në pushtet, për të mundësuar, siç është thënë, vazhdimin e dialogut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit