Ballina Trojet Shqiptare Kosova dhe Shqipëria do të firmosin marrëveshjen për heqjen e roamingut

Kosova dhe Shqipëria do të firmosin marrëveshjen për heqjen e roamingut

25
0

Operatorët e telekomunikacionit në Shqipëri e Kosovë nuk i rezistojnë presionit të BE-së për mosnënshkrimin e marrëveshjes për uljen, deri në heqjen e plotë, të tarifave të roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me nismën e BE-së, kjo rezistencë duket se është thyer dhe, së shpejti, qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të mundë të komunikojnë brenda të gjithë kësaj hapësire pa paguar tarifa roaming shtesë.

Muajin e ardhshëm pritet të finalizohet marrëveshja për uljen, deri në heqjen e plotë, të tarifave të roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan koha ditore. Marrëveshja do të prezantohet në Sesionin Plenar të Grupit të Autoriteteve Rregullatore Europiane (BEREC) që do të zhvillohet në muajin dhjetor.

Kryetari i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP) në Shqipëri, Ilir Zela zhvilloi këtë javë një takim me komisaren e Bashkimit Europian për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, Mariya Gabriel, e cila ka vizituar zyrtarisht Shqipërinë./Kosova Post/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here