Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje në fushën e forenzikës

Mos i humb

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Institutin e Policisë Shkencore të Shqipërisë.

Ministri i Brendshëm Bejtush Gashi tha se shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi në mes të AKF-së dhe IPSH-së, është tejet i rëndësishëm në luftimin, parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit në të dy vendet.

“Përvoja e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ka bërë që ky institucion të jetë i besueshëm gjatë gjithë këtyre viteve. Ky bashkëpnim në mes AKF-së dhe ISHP-së do të ndihmoj zhvillimin dhe zgjërimin e kapaciteteve forenzike në të ardhmen”.

Homologu i tij Fatmir Xhafaj u shpreh se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme në thellimin e bashkëpunimit në fushën e policisë shkencore, shfrytëzimin e kapaciteteve të laboratoreve të kriminalistikës, shkëmbimin e ekspertëve dhe ekspertizës.

Qëllimi i kësaj marrëveshje të bashkëpunimit është të bëjë intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe forcimin e bashkëpunimit midis institucioneve të zbatimit të ligjit të dy vendeve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit