Kosova e Serbia arrijnë marrëveshje për të pagjeturit

Mos i humb

Delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë miratuan procedurat për pranim-dorëzimin e mbetjeve mortore, që mund të ndihmojnë në kërkimin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Marrëveshja u arrit nga Grupi Punues për Persona të Zhdukur dhe u bë e ditur pas takimit të delegacioneve të Serbisë, Kosovës dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Beograd.

Delegacionet pjesëmarrëse, të udhëhequra nga Velko Odalloviq, Ibrahim Makolli dhe Fabienne Bourdieu, thanë se presin që procedurat e miratuara të ndihmojë procesin e gjetjes së të zhdukurve.

“Sot, 20 vjet pas luftës, 6,057 njerëz janë të raportuar në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq si të zhdukur nga konflikti në Kosovë”, tha Bourdieu.

“Familjet e tyre jetojnë në pasiguri, pa e ditur se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre”, shtoi ai.

Sipas të dhënave të organizatës joqeveritare “Fondi për të Drejtën Humanitare”, nga lufta në Kosovë, më 1998-99, mbeten të zhdukur 1,658 persoma. Prej tyre, mbi 1,000 janë shqiptarë, ndërsa mbi 500 janë serbë dhe të tjerë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit