Kosova eksporton 30 milionë euro shërbime inovative

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se ministria Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka mbërri të jetë partner i bizneseve inovative.

Kreu i ekzekutivit gjatë vizitës në ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), ku u prit nga ministri Besim Beqaj, shtoi se prioritet i qeverisë për këtë vit është zhvillimi i ekonomik dhe kjo ministri ka rol kyç në këtë fushë.

“Sot zhvilluam një takim punë në ministri, Beqaj paraqiti angazhimet e gjitha ato projeksionet që ka ministria këtë vit. Është një lajm i mirë kjo ministri sepse ka mbërri me qenë partner i bizneseve inovative dhe me i përkrah e me qenë afër bizneseve në digjitalizim dhe ka qëllime të mira për Kosovën për përkrahje, për investitor të rinj, e inovator e kompanitë e suksesshme i inkurajoj ta ndihmojnë Kosovën me mbërri rezultate përmes bizneseve inovative”, tha Haradinaj duke sqarua se Kosova eksporton 30 milionë euro shërbime inovative.

“Në sport kemi mbërri nivele botërore dhe shpresoj edhe me kompani botërore te ecim përpara. Ne eksportojmë shërbime të bizneseve inovative-digjitale rreth 30 milionë euro, i vetmi sektor ku bilanci është pozitiv. Arsyeja e vizitës këtë vit do ta kemi ekonominë prioritet dhe kjo është ministri e rëndësishme sepse prek sektorin ekonomik që janë perspektive për vendin tonë”, tha Haradinaj

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj tha se është i kënaqur me vizitën e kryeministrit.

Kjo sipas tij, është ndihmesë për ministrinë që ka rol kaq të rëndësishëm për Kosovën.

“Pata kënaqësinë që sot ta kem kryeministrin dhe të bisedojmë për rritjen ekonomike të shpallur nga kryeministri dhe të i bashkërendojmë aktivitetet tona”, tha Beqaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit