Kosova gati për Ushtri, mbërrijnë 20 automjete nga Amerika

Mos i humb

Se Kosova është gati ta krijojë ushtrinë, e tregojnë edhe prurjet e pajisjeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga burime brenda Qeverisë mësohet se  mbrëmë gjatë orëve të vona kanë mbërritur disa kamionë me 20 autoblinda në Prishtinë, e të tjera do të arrijnë ditëve në vazhdim.

Ndërkohë, zëdhënësi i FSK- së Ibrahim Shala nuk e ka konfirmuar këtë gjë, duke thënë se nuk ka informacion pasi nuk është në punë.

“Kur të dalim të hënën në punë ua konfirmojmë për krejt. Tani nuk kam informacion të tillë”, ka thënë Shala për Metron.

Sidoqoftë, mediat kishin raportuar edhe më herët se disa kontigjentë me pajisje ushtarake do të arrijnë në Kosovë nga Amerika.

Ndryshe, kryeministri Ramush Hardinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë paralajmëruar se më 14 dhjetor Kosova do të bëhet me ushtri, ndonëse një gjë të tillë shefi i NATO-s nuk e ka parë si të favorshme për këtë moment. Mirëpo, ambasadori amerikan tha se krijimi i ushtrisë është i natyrshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit