Kosova humbë 80 milionë euro, “zhduket” Dhurata Hoxha

Mos i humb

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha javën e kaluar kërkonte vazhdimisht në disa deklarata që të miratoheshin tri projektligje në seancën e të hënës. Vetë Hoxha kishte thënë se mosmiratimi i tri projektligjeve do të bënte që Kosova të humbiste fonde me vlerë mbi 80 milionë euro nga IPA gjatë vitit 2018.

Por, vetë ministrja e Integrimeve ka zgjedhur “zhdukjen” nga përgjegjësia për të shtyrë përpara miratimin e këtyre projektligjeve. Ajo nuk ka qenë fare në seancën e të hënës ku pritej të diskutohej për këtë temë.

Madje, Hoxha nuk ka qenë fare dje as në mbledhjen e qeverisë.

Burimet tona mësojnë se ministrja Hoxha ndodhet në pushime.

“Miratimi i këtyre tri ligjeve në fillim të javës së ardhme, mundëson aplikimin për projektet që nga 1 shtatori. Në rastin më të keq, shtyrja e tri projektligjeve për miratim në shtator, pamundëson aplikimin në fonde me vlerë mbi 80 milion euro, gjatë vitit 2018. Interesi i qytetarëve është i qartë, miratimi i ligjeve, publikimi në gazetën zyrtare dhe qasja në fonde, nga 1 Shtatori. Ndryshe, procesi pëson dëme të rënda, të shkaktuara nga egot e partive politike. Këtë më së paku e meritojnë qytetarët e Republikës së Kosovës” kishte paralajmëruar ajo të premten që lamë pas në një deklaratë./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit