“Kosova mbetet peng i zhurmës politike”

Mos i humb

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në konferencën “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar se vendi ka mbetur peng deri tani për shkak të zhurmës politike.

Sipas Hazirit, Kosova është e pafuqishme ta ndal Serbinë në integrim evropian.

“Roli i Serbisë dhe statusi i saj është problem më i madh. Kosova është e pafuqishme ta ndalë Serbinë drejt BE-së dhe shqetësimi është se Serbia mund ta merr datën edhe pa ndonjë marrëveshje. Ne deri tash kemi qenë peng i një zhurme politike tani ka ardhur koha që Institucionet të shkojnë në drejtim të zgjidhjeve të problemeve. Kosova sot po vazhdon më qenë peng i problemeve të ndryshme. Partitë po na shtyjnë drejt një popullzimi që s’do të mund të menaxhohet”, u shpreh Haziri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit