Kosova nënshkruan marrëveshje për Sigurime Sociale me Belgjikën

Mos i humb

Qeveria e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës kanë nënshkruar Marrëveshje për Sigurime Sociale, përmes së cilës  rritet bashkëpunimi dhe rregullohen procedurat pensionet e të gjithë atyre personave që kanë jetuar në Belgjikë.

Me këtë rast Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, tha se kjo marrëveshje përveç që u siguron pensionet qytetarëve të Kosovës që kanë jetuar në Belgjikë, rregullon edhe  bashkëpunimin në mes shtetit të Kosovës dhe Belgjikës.

“Marrëveshja, përveç rëndësisë së përmbajtjes që ka ajo rregullon bashkëpunimin reciprok të fushës sociale dhe rregullimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës. Me këtë marrëveshje mundësohet e drejta e qytetarëve që t’i marrin pensionet familjare dhe pensionet invalidore të punës.  Pas arritjes së moshës së pensionit kanë të drejtë që të marrin jo vetëm në Belgjikë, por edhe këtu. Për të gjithë ata që kanë dhanë kontributin në Kosovë dhe për një arsye apo tjetër që vendosin të jetojnë në Belgjikë, kanë drejt të marrin pensionin e tyre”, u shpreh ministri Pacolli.

Në anën tjetër edhe ambasadori i Belgjikës Francois Bontemps, e cilësoi tejet të rëndësishme nënshkrimin e kësaj marrëveshje. Sipas tij kjo marrëveshje është një hap më shumë drejt afrimit të rregullimit të marrëdhënieve në mes Belgjikës dhe Kosovës.

“Është marrëveshje shumë e rëndësishme për sigurime sociale të punëtorëve apo ndërmarrësve që punojn  në fushën e sigurimeve sociale. Kjo marrëveshje është praktike për qytetarët tanë sepse e bënë këmbimin në mes njerëzve dhe lidhjen më të fuqishme ne mes dy shteteve. Andaj kjo marrëveshje do të konsolidojë marrëdhëniet tona, dhe do të ketë mirëbesim në mes këtyre dy shteteve” u shpreh ambasadori i Belgjikës Francois Bontemps.

Ndryshe, kjo marrëveshje është nënshkruar në vitin 2018 në Belgjikë dhe hyn ne fuqi me 1 Qershor të këtij viti.

Ndërsa në fund të takimit Ministri Pacolli iu dhuroi ambasadorit të Belgjikës librin e Pavarësisë së Kosovës, derisa për pak minuta ia shpjegoi historinë, vlerën dhe rëndësine e atij libri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit