Kosova përfiton mbi 90 milionë euro nga BE-ja, ratifikohet marrëveshja IPA 2018

Mos i humb

Propozim unik nga Italia: Të anulohet kampionati, titulli t’i shkojë mjekëve

Të anulohet kampionati dhe titulli ti dorëzohet Sergio Mattarella, presidentit të Republikës, në mënyrë që ky i fundit t’ia jap mjekëve dhe...

Libi, në sulmin e forcave të GNA-së vriten 20 milicë të Haftarit

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Libi e njohur nga OKB-ja ka njoftuar për vrasjen e 20 milicëve të Khalifa Haftarit, liderit...

Presidenti Meta: Mirënjohje qytetarëve të mrekullueshëm të Kavajës të cilët ju bashkuan sot kauzës fisnike të dhurimit të gjakut

Në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Ilir Meta ishte...

Gjashtë pacientë me koronavirus në Kosovë në gjendje të rënduar

Edhe sot nuk iu është përmirësuar gjendja pacientës me koronavirus  e cila është shtrirë më 25 mars në Klinikën Infektive, në QKUK.

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen Financiare për IPA 2018, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Marrëveshja në fjalë mori 103 vota pro, shkruan lajmi.net.

Votimi i kësaj marrëveshjeje i paraprin votimit të shpërndarjes së Kuvendit.

Kostoja totale e vlerësuar e programit IPA 2018 është 94,796,800 euro. Kontributi i BE-së është 90,500,000 euro ndërsa institucionet e Kosovës do të sigurojnë bashkëfinancim prej 4,926,800 euro.

Marrëveshja ka paraparë financimin e reformave në avancimin e demokracisë dhe qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit, mjedisit, energjisë, arsimit, dhe punësimit.

Në fushën e demokracisë dhe qeverisjes së mirë do të financohet bursa “Skema e Profesionistëve të Rinj” apo Young Cell Scheme (YCS). Më anë të bursës, të rinjtë e Kosovës do të kanë mundësi të vijojnë studimet MASTER në universitetet Evropiane.

Po ashtu, do të financohet mbështetja për ngritje të kapaciteteve të Kuvendit të Kosovës, si dhe do të sigurohet pagesa për pjesëmarrjen e Kosovës në katër (4) Programet e BE-së.

Në fushën e sundimit të ligjit do të mbështet përafrimi i kornizës ligjore dhe institucionale me standarde të BE-së, si dhe fuqizimi i pavarësisë, profesionalizmit, llogaridhënies dhe efiçiences së sistemit të drejtësisë.

Po ashtu, do të përkrahet lufta kundër korrupsionit, shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

Në fushën e të drejtave themelore, do të përkrahet fuqizimi ekonomik i komuniteteve minoritare në Kosovë.

Në fushën e mjedisit dhe energjisë do të ofrohen 40 milion për adresimin e ndotjes së ajrit duke zëvendësuar elementet mjedisore të Kosovës B të cilat do të sigurojnë zvogëlimin e emetimeve të pluhurit dhe NOx-it.

Po ashtu, 4.9 milion Euro do të ofrohen për deponinë sanitare në Pejë, si dhe zhvillimin e infrastrukturës për menaxhimin e integruar të mbeturinave në gjithë Kosovën.

Në fushën e arsimit, 13 milion Euro do të ofrohen për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë, me theks në avancimin e qasjes së grupeve të cenueshme në sistemin arsimor, përmirësimin e rangimit të Kosovës në PISA, si dhe ndërlidhjen e sistemit arsimor me tregun e punës.

Në fushën e punësimit, 3 milion Euro do të ofrohen për financimin e ngritjes së konkurrueshmerisë së Kosovës dhe mbështetjen e NVM-ve.

Me 3.7 milion Euro do të financohet dizajni i Sallës së Koncerteve, do përmirësohet qasja e personave me aftësi të kufizuara në institucionet publike, si dhe do të avancohet komunikimi i asistencës së BE-së në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon.

Publikohet një sondazh që Vetëvendosjes e vë të parën me 52%

Nga Vetëvendosje po janë shumë optimistë sa i përket mundësisë së organizimit të zgjedhjeve të reja, dhe rezultatit që do të merrte...

Vdes në punë saldatori i pusit të naftës në Kuçovë, arrestohet shefi i ndërmarrjes

Një saldator i moshës 60-vjeçare ka humbur jetën ditën e djeshme teska punonte në një pus nafte në Kuçovë.