Kosova po zbrazët: Edhe Ambasada e Sllovenisë derë “shprese” për qytetarët e zhgënjyer (Foto)

Mos i humb

Tollovi e madhe për tu pajisur me një vizë pune tashmë është krijuar edhe tek Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë. Kjo ambasadë deri pak ditësh ishte më e qetë sa i përket lëshimit të vizave, pasi që kishte numër me të vogël aplikuesish për tu pajisur me vizë sllovene, por javët e fundit ka filluar të shtohen kërkesa për vize pune sllovene.

Kosova Post ishte, sot tek Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë, ku ishte dëshmitare e pritjevetë gjata të qytetarëve për të dorëzuar dokumentacionet e kompletuara për marrjen e vizave sllovene. Radha ishte e gjatë e aty pritnin qindra qytetarë, kryesisht meshkuj të moshave të mesme por edhe të rinnj, të cilët në momente të caktuara shtyheshin për tu afruar sa më shpejtë afër derës së ‘shpresës’ që ata e shihnin si të tillë.

Në sy të qytetarëve vërehej dëshpërimi, mbase edhe ajo pritje një ditë do i ngjallte emocion kur ata do të marrin vizat për të ikur nga Kosova për shkak të gjendjes ekonomike të rënduar. Madje derisa KosovaPost tentonte të fliste për të marrë ndonjë deklaratë  prej tyre se përse po prisnin aty me orë të tëra, ata të mllefosur e të pashpresë që ishin thoshin se sikur ti marrin vizat nuk do të rrin tutje në Kosovë. “Ishalla veç i marrim vizat se asnjë minutë nuk rrimë më këtu. Po na vjen me vjell prej shtetit tonë“, ishte një nga përgjigjet që morëm.

Ndryshe, Kosova Post, ka marrë vesh se qytetarët paguajnë edhe shumë të mëdha të hollash vetëm për të siguruar një kontratë pune për në Slloveni.

“I paguajmë edhe 2500 euro qashtu po sillen çmimet, por e dimë që ma nuk hekim keq. Mjafton me na i lëhu  vizat. Na do të shkojmë me firmën që edhe kemi lidhë kontratë pune në Slloveni, pastaj ne me firmën qe kemi kontratë mund të dalim edhe në Belgjikë për të punuar”,tha për Kosova Post, njëri nga aplikuesit në kushte anonimiteti.

Radhët e pritjeve të gjata, deri më tani i shihnim vetëm tek Ambasada e Gjermanisë, por duket se papunësia dhe situata e rënduar sociale në Kosovë ka hapur shtigje të reja të shpresës për të papunët e Kosovës, duke kërkuar viza pune në Ambasadën e Sllovenisë në Prishtinë.

Qytetarët kryesisht të rinj e shohin një mundësi për një jetë më të mirë një vend që dikur edhe ai ishte pjesë e ish-Jugosllavisë, sikur që ishte edhe Kosova, por Sllovenia tani mbetet ‘kepi i shpresës’ për të rinjtë e Kosovës që sorollaten të pa punë e pa shpresë në vendin e tyre të  lirë e të “rreckosur”, deri  në palcë nga korrupsioni i pushtetarëve.

Ndryshe, duket se rreshtat e gjatë e pritjet me orë të tëra para Ambasadës së Sllovenisë, janë një rrugë me e shpejtë për pajisje me viza nga që është aplikimi në Ambasadën e Gjermanisë, kur më tepër se një vit edhe duhet të presësh për të dorëzuar dokumentet, kjo për shkak të numrit të lartë të aplikuesve. Qytetarët që prisnin në radhë, treguan për Kosova Post se për tu pajisur me vizë sllovene duhen tre muaj, edhe pse  më parë thanë ata më herët vetëm një muaj prisnin për marrjen e vizave sllovene.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit