Kosova radhitet lart në indeksin e Bankës Botërore për politikëbërje

Mos i humb

Kosova është radhitur e para në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në indeksin e Bankës Botërore për cilësinë e procesit të polikë bërjes në Qeveri.

Vlerësimi është bërë nga projekti “Global Indicators of Regulatory Governance” në të cilin janë përfshirë 187 vende të botës, ku Kosova është radhitur e 24-ta me 4.75 pikë nga maksimumi 5.

Krahasuar me vitin 2016 kur Kosova ishte vlerësuar me 4.60 pikë sipas të njëjtit indeks, Kosovës ka bërë përparime në procesin e politikëbërjes, duke ngritur shkallën e transparencës gjatë hartimit të politikave, përfshirjes më të madhe të palëve të interesit dhe publikut në këtë proces si dhe vlerësimit të ndikimit që kanë këto politika në jetën e qytetarëve.

Indeksi i Bankës Botërore analizon se si politikëbërësit ndërveprojnë me palët e interesit gjatë procesit të hartimit të politikave dhe legjislacionit që ndikojnë në komunitetin e biznesit.

Projekti “Global Indicators of Regulatory Governance” nuk ofron vetëm informata për bazën ligjore që u mundësojnë palëve të interesit të përfshihen në hartim të politikave dhe legjislacionit, por gjithashtu analizon praktikat që nuk kërkohen me ligj.

Radhitja e shteteve është bërë bazuar në përgjigjet e bëra në pyetësorin që përfshin pesë fusha: publikimit paraprak të planeve rregullative, konsultimit të politikave të propozuara, komunikimit të rezultateve të konsultimeve, vlerësimit të ndikimit rregullativ dhe publikimit të ligjeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit