Kosova rrezikon të hyjë në greva të përgjithshme, ultimatumet e fundit për Institucionet e vendit

Mos i humb

Punëtoret e KEDS-it të përkrahur nga BSPK dhe SBASHK kanë mbajtur sot një protestë para insitucioneve duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre ku në të kundërten kanë paralajmëruar se në fund të javës së ardhshme pritet grevë e përgjithshme të cilat veçse kanë filluar. Protestuesit paralajmëruan Qeverin, Kuvendin dhe ZRRE se Kosova do të mbes në terr.

Në mbështetje të tyre ishte edhe BSPK ku kryetari i saj Avni Ajdini paraqiti kërkesat e tyre ndaj qeverisë kuvendit dhe ZRRE ku në të kundërtën paralajmëron ‘luftë’ që do e dërgoj vendin drejtë greves së përgjithshme.

“Sindikalistët nuk i realizojnë të drejtat e veta pa luftë si protesta dhe bojkotime, dhe nëse ky mesazh nuk na realizohet atëherë të gjithë do hyjm në grevë”, paralajmëroj Ajdini.

Kurse kryetari i SBASHK-ut, Rrahim Jashari  e dha një mesazh të fortë për Qeverinë Haradinaj duke e paralajmëruar për greva të përgjitshme dhe një situatë mjaftë serioze.

“Grevat po e presin këtë vend dhe Qeveria Haradinaj duhet ta sheh si serioze situaten e tanishme sepse grevat veç po fillojnë gjithandej. Edhe mësimdhënsit e Kosovës dhe të gjithë jemi me ju, në të kundërtën të gjithë do të shkojmë në grevë” tha Jashari.

Ndryshe, kërkesat e kësaj proteste ishin paga të dinjitetëshme, zbatimin e marrëveshjes kolektive, nivelizimi i pagave si dhe pagesën e 05 për qindshit për punëtorët./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit