Kosova temë diskutimi e Daçiç dhe ambasadorit të ri rus

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka pritur sot në takim ambasadorin e ri rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko, me rastin e emërimit të tij.

Daçiç i ka uruar mirëseardhje ambasadorit dhe një mandat diplomatik të suksesshëm në Beograd dhe shprehu kënaqësinë e tij se “ai, si njohësi më i mirë i rajonit tonë, do të përfaqësonte Federatën Ruse në Serbi”.

Raportohet se temë e takimit ka qenë edhe Kosova, por nuk dihet se çfarë saktësisht kanë folur ats për Kosovën.

Në mediet serbe javën e kaluar kur u paralajmërua ky takim, shkruhej se ambasadori i ri do t’i dorëzonte krerëve serb një mesazh sekret nga Vladimir Putin, që kishte të bënte me Kosovën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit