Kosovë : 25 zyrtarë policorë janë të prekur nga koronavirusi

Mos i humb

Shoqatat prodhuese të energjisë së rinovueshme: Gati edhe për arbitrazh

Prodhuesit e energjisë, nga burimet ujore, kane paditur ne gjykate qeverine pasi ajo ka marë vendimin për të ulur çmimin me të...

Vizita e Yuri Kim në Vlorë, Leli: Besimi ynë tek e nesërmja është më i madh

“Vizita e një ambasadori të SHBA në Vlorë, është shprehje e mbështetjes dhe e vlerësimit për qytetarët dhe qytetin e Vlorës, është...

Meta kthen ndryshimet në ligj: Krijon hapësira për keqpërdorimin e policisë në proceset zgjedhore

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend sërish një tjetër ligj. Bëhet fjalë për ligjin nr. 74/2020 “Për vlerësimin kalimtar...

Tentoi të kalonte drejt Turqisë një shumë të madhe eurosh të padeklaruara, ndalohet shqiptarja në Rinas

Një shumë e madhe eurosh është kapur sot në aeroportin e Rinasit, të cilat nuk ishin deklaruar. Gazetarja Klodiana...

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sot bëri të ditur se 25 zyrtarë janë prekur nga COVID-19, prej tyre 11 janë shëruar dhe 14 të tjerë janë në trajtim.

Qalaj po ashtu tha se numri i përgjithshëm i policëve që janë vetë izoluar për momentin është 138, ndërsa deri më sot ka qenë 390.

“Mund të themi që numri i përgjithshëm i zyrtarëve policorë është 25, prej tyre 11 janë shëruar dhe 14 janë në trajtim. 13 polic dhe një është zyrtar civil. Numri i përgjithshëm personave që janë vetë izoluar për momentin është 138, ndërsa kanë qenë 390 deri më sot. Është dashur t’i testojmë zyrtarët policor edhe pse testi ka dal negative ata sot janë në vet-izolim”, ka thënë Qalaj në Rtv Dukagjini.

Ai po ashtu theksoi se prej 14 personave që janë në trajtim, një prej tyre është zyrtar civil.

Sa i përket punës së Policisë së Kosovës, ai tregoi se është duke vazhduar me orar të rregullt, përves rajonit të Prizrenit i cili ende punon në orar të zgjatur, prej 12 orësh.

“Puna vazhdon normalisht. Rajonin e Prizrenit e kemi mbështetur me personal. Kemi problem me transportin e policëve që i dërgojmë në Prizren. Gjatë kohës së pandemisë ka pas shumë aktivitete policore të ndryshme. Mendoj që edhe policia ka bërë një punë mjaft të mirë. Që nga dje kemi filluar të punojmë me orarin normal 8 orësh, përveç drejtorisë rajonale të Prizrenit që do të punojë në orar 12 orësh.

Qalaj gjithashtu bëri të ditur që Policia e Kosovës, gjatë gjithë kohës është në terren për të mbajtur nën kontroll situatën.

“Është një numër më i madh i qytetarëve që dalin në rrugë. Policia po mundohet që ta mbaj nën kontroll kufizimin e lëvizjes, në shumicën e rasteve ne bisedojmë me ta dhe vetëm në raste ekstreme ndërmarrim masa”.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Fillojnë sot zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është futur zyrtarisht në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të zgjasin 3 ditë. Sot, më...

Kush janë 4 të dënuarit në Tiranë e Kavajë që duhet të deklarojnë burimet e pasurisë

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar katër personazhe të botës së krimit në Tiranë e Kavajë, të dënuar për trafikimm lëndësh narkotike...

Tabaku: Oligarkët e PPP-ve përfituesit kryesorë të garancisë sovrane. Braktisen turizmi e fasoneritë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një deklarate nga selia blu thotë se kryeministri Rama i ka braktisur qytetarët dhe ka...

KLP mblidhet on line, emërohet unanimisht si prokurore në SPAK, Manjola Kajana

Në kushtet e distancimit social, si rezultat i pandemisë COVID19, është mbajtur gjatë paradites së sotme përmes platformës on-line, mbledhja e 63-të...

Basha me tone të ashpra: Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të fshehur dështimin e tmerrshëm ndaj Covid!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon sulmet e ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa thekson se ai po provon çdo lojë të...