Kosovë : Instituti Kombëtar kërkon nga qytetarët të respektojnë masat kundër Covid-19

Mos i humb

Twitter shfaq interesim për ta blerë TikTok-un në SHBA

Twitter i është afruar pronarit kinez të TikTok ByteDance për të shprehur një interes për blerjen e operacioneve të tij në SHBA,...

Shqipëri : Është rritur sërisht numri i të prekurve nga covid-19 , janë regjistruar 140 raste të reja dhe 5 humbje jete gjatë 24...

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/221386222544531 Ministria e Shëndetësisë informoi sot se janë 140 raste të reja me koronavirus në vend dhe 5...

Biden do ta pranojë virtualisht nominimin për president

Joe Biden ka anuluar planet për pranim të nominimit presidencial nga ana e demokratëve në Milluaki më vonë gjatë këtij muaji për...

OFL ndalet në Tiranë e Durrës, kërkon pasurinë e 5 të dënuarve për “trafik droge” e “vjedhje me armë”

Operacioni Forca e Ligjit vazhdon me të njëjtin intensitet në të gjithë territorrin e Republikës. Këtë herë, OFL ka...

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, edhe njëherë ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat e reja të vendosura në Qeveria e Kosovës, pasi që konsideron se rrezikshmëria për përhapjen e pandemisë Covid-19 ende është e lartë.

Ky është apeli i plotë i IKSHPK-së:

QYTETARË TË DASHUR!

Nga 1 korriku me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka filluar aplikimi i një cikli të ri të masave parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19 në vendin tonë!

Duke qenë se këto masa janë në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së shëndetit tuaj, të familjes dhe popullatës në tërësi, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në aplikimin e tyre.

Në ballafaqimin me pandeminë e COVID-19 këto janë masa të ndërmarra dhe të aplikuara edhe nga vendet tjera ku është rishfaqur valë e re dhe të cilat i kanë treguar efektet e tyre.

Prandaj, ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha masave të shpallura dhe të respektoni në përpikëri masat dhe oraret e lëvizjes të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ju lutemi që gjithmonë të respektoni masat e distancimit fizik dhe bartjen obligative të maskave, si dhe të mos qëndroni në grumbuj qoftë edhe në oborret e shtëpive tuaja apo para hapësirave tregtare dhe sporteleve, që të mos rrezikoni veten dhe familjet tuaja!

Të nderuar familjarë të të moshuarve: Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia pa nevoja të domosdoshme!

Gjithashtu ju lutemi që brenda familjes, të përkujdeseni duke respektuar të gjitha masat higjienike ndaj të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike.

Te moshuarit dhe personat me sëmundje kronike rekomandohet që nëse duhet domosdoshmërisht të lëvizin, të shfrytëzojnë orët e hershme të mëngjesit.

Të dashur qytetarë!

Ju lutemi që t’i përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Mbani maskat.

Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike.

Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Nëntë ditë izolim për shkak të COVID-19, këshilltari tregon për gjendjen e Kryeministrit Hoti: Pak kollë e lodhje

Prej nëntë ditësh, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjendet në izolim, pasi ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen shëndetësore të Hotit,...

Greqi- Turqi! Marina greke qëllon drejt jahtit turk, plagosen tre persona

Situata mes Greqisë dhe Turqisë duket se po tensionohet çdo ditë e më shumë! Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e...

Zvicra dhuron 4 milionë CHF për të mbështetur libanezët në Bejrut

Zvicra ka premtuar të paktën 4 milionë CHF (4,4 milionë dollarë) në ndihmë të drejtpërdrejtë për popullatën libaneze pas një shpërthimi në...

Tentoi të kalonte drogë drejt Italisë, ekstradohet në Shqipëri 44-vjecari

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës kapet dhe ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar. Si...

Veliaj fiton betejën me covid-19, publikon foton me djalin: Sot më i fortë se kurrë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ia ka dalë të mposhtë plotësisht COVID-19 duke qenë gati për t’u rikthyer në krye...