Kosovë, KFOR-i Turk rinovon objektin e Komunës së Lipjanit

Mos i humb

 

 

Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë (KFOR-i Turk) me një ceremoni realizoi përurimin e objektit të rinovuar të Komunës së Lipjanit.

Rinovimi dhe izolimi i jashtëm i objektit, tabelës dhe i shkallëve emergjente të Komunës së Lipjanit është financuar nga Qeveria e Republikës së Turqisë, në kuadër të Projektit të Bashkëpunimit Ushtarak-Civil të KFOR-it Turk.

Në ceremoninë e përurimit të pranishëm ishin edhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kiliç, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, si dhe përfaqësuesi i KFOR-it Turk në Kosovë, nën-koloneli Ömer Varol.

Ambasadorja Kılıç në fjalën e saj në ceremoni shprehu mirënjohje për Komunën e Lipjanit që është edhe nikoqire e Zyrës së Monitorimit dhe e Ndërlidhjes së KFOR-it Turk si komunë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në projekte të tilla.

“Shpresoj që me këtë projekt të përuruar sot nuk ka ndryshuar vetëm pamja e objektit të komunës, por dua të theksoj se edhe kushtet në të cilat punohet do të jenë më të avancuara ku do të ndikojë pozitivisht edhe në kualitetin e shërbimeve të cilat ofrohen këtu”, tha Kilic.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili falënderoi KFOR-in Turk dhe popullin turk për këtë investim, tha se është një shprehje dhe konfirmim i vazhdimit të miqësisë mes tyre.

Duke theksuar se KFOR-i Turk ka bërë edhe investime të tjera në Lipjan në disa shkolla në të kaluarën, Ahmeti shprehu dëshirën që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Vlera më e madhe e këtij investimi është që e keni shpëtuar këtë komunë pa u rrënuar. Tani e tutje do të funksionojë kështu siç po shihet, sepse vërtet i është ndërruar pamja e jashtme”, tha Ahmeti.

Pas përurimit ambasadorja Kilic dhe delegacioni nga KFOR-i Turk u prit në një takim nga kryetari i Lipjanit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit