Kosovë, konsumatorët nuk njohin mjaftueshëm të drejtat e tyre

Mos i humb

 

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti numri i ankesave është rritur për 70 për qind në krahasim me vitin e kaluar, por konsumatorët në Kosovë ende nuk janë të njoftuar mjaftueshëm për të drejtat e tyre, u theksua në konferencën për gazetarët të Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve.

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve, Sherif Fejzullahu, përshëndeti miratimin e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve në qershor të këtij viti nga Kuvendi i Kosovës, i cili është sipas tij, sipas standardeve evropiane, por paralajmëroi se doemos duhet punuar me qytetarët për t’i njoftuar më mirë për të drejtat e tyre konsumatore. Sipas tij, pikërisht sipas Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve parashihet ekzistimi i Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve, misioni i të cilit është ngritja e vetëdijes të konsumatorëve për të paraqitur çdo padrejtësi që u ndodh.

Si rezultat i punës së deritanishme të Këshillit, siç theksoi Fejzullahu, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë dorëzuar 142 ankesa ose 70 për qind më shumë se në periudhën e kaluar, ndërsa Departamenti për mbrojtjen e konsumatorëve pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ua përcolli organeve relevante për shqyrtim.

“Më së shumti ankesa ka pasur ndaj organit rregullator të komunikimit elektronik dhe postës, ndaj organit rregullator për furnizim me ujë, organit rregullator për furnizim me energji, ndaj Bankës Qendrore, garancisë prodhimit, mospërputhje e çmimit të produkteve me çmimin në arkë, prodhime ushqimore, shërbime telekomunikuese dhe të tjera”, tha Fejzullahu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit