KOSOVË/ Kreu i PSD: Të shkojmë në zgjedhje, Kurti dhe Mustafa nuk arrijnë dot koalicion shprese

Mos i humb

Kreu i PSD në Kosovë Dardan Molliqaj, njëkohësisht dhe bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini është shprehur se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje pasi LVV dhe LDK nuk mund të arrijnë koalicion shprese, por vetëm koalicion nga halli.

Sipas Telegrafit, Molliqaj thotë se edhe një koalicion tjetër i cili do të linte jashtë LVV-në do të ishte i padrejtë pasi kjo parti doli e para në zgjedhje më 6 tetor 2019 dhe sipas tij duhet që Kosova t’i rikthehet përsëri elektoratit dhe zgjedhjeve.

“Më e arsyeshmja pas krejt këtyre që kanë ndodhë besoj që do të ishin zgjedhjet. Sepse në këtë situatë pa zgjedhje, çfarë do veprimi do të jetë harrnim, jo vetëm mes këtyre subjekteve por edhe një koalicion tjetër pa LVV-në, për bindjen tonë si PSD do të ishe i padrejtë dhe jo i dobishëm për Kosovën. Pas këtyre zhvillimeve që dy partitë politike thanë se do të bëjnë ndryshimin në Kosovë e shpërfaqën që nuk mund të bëjnë më ndryshime. Mendoj që është mirë t’i kthehemi elektoratit”, ka thënë Molliqaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit