Kosovë : Kuvendi mban seancë për formimin e Komisionit hetimor për menaxhimin e pandemisë

Mos i humb

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në lidhje me formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Seanca mbahet në ora 11:00.

Pikat e rendi të ditës janë këto:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Propozimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020,

Propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Ndryshe, deri më tani sipas Institutit kombëtar të shëndetit publik nga data 08 shkurt deri më 03 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.586 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.142 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 871 raste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit