Kosovë, me 23 raste të reja me COVID-19

Mos i humb

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nuk është shënuar ndonjë rast i ri që ka përfunduar me vdekje nga ky virus, por 22 pacientë të tjerë kanë rezultuar të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 713.

Sot janë testuar gjithsej 270 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më tani gjithsej janë testuar 11.585 mostra.

Rastet e reja pozitive me koronavirus janë raste kontakti nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Ferizajt.

Në Kosovë deri më tani nga koronavirusi kanë përfunduar me vdekje 29 raste, të cilat sipas autoriteteve të shëndetësisë “kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit