Kosovë, me 3 raste te reja rritet, në 135 numri i të prekurve me COVID-19

Mos i humb

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur orët e para të së shtunës edhe për 3 raste të reja të diagnostikuar me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 135 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Kosovë, transmeton (AA).

Siç bën të ditur IKSHPK, sot në orën 01:30 pas mesnate në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar 138 mostra, ndërsa prej tyre 3 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, prej 93 të testuarve, 3 prej të cilave janë pozitive në Mitrovicë të veriut”, njofton IKSHPK.

Nga 8 shkurti i këtij viti deri më sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 1.743 mostra të dyshimta me COVID-19 dhe prej tyre, pozitive kanë rezultuar gjithsej 135 raste, me një rast të vdekjes së një të moshuari 82 vjeç dhe 16 të shëruar.

Në IKSHPK përgjatë 24 orëve po kontaktohen dhe mbikëqyren kontaktet e të infektuarve, ku deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.772 kontakte të rasteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit