Kosovë, me një rast të ri, rritet në 126 numri i të infektuarve me COVID-19

Mos i humb

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar edhe për një rast të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 126 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend.

Siç bën të ditur IKSHPK, sot pasdite ka përfunduar testimi i 58 pacientëve të dyshimtë në Klinikën Infektive dhe Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, dhe prej tyre një ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Pacientja është nga Korisha e Prizrenit. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen”, njofton IKSHPK.

IKSHPK përsëri ka bërë thirrje që të ndiqen rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë, ndryshe, ata paralajmërojnë për “rrezik për përhapje komunitare”.

Deri më tani ndër 126 të infektuarit me COVID-19 në Kosovë, një person ka vdekur, ndërsa 10 të tjerë janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit