Kosovë, policia aksion për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve mbi sigurinë

Mos i humb

Me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës policia sot ka organizuar një aktivitet miqësor për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve mbi të drejtat dhe detyrimet në fushën e sigurisë.

Gjatë aksionit të mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në qendër të Prishtinës janë prezantuar njësitet e ndryshme të Policisë së Kosovës si dhe fëmijë me uniforma të policisë dhe me simbolet e Kosovës.

Në shtandet e vendosura, pjesëtarët e policisë u kanë ndarë fëmijëve broshura të ndryshme mbi ngritjen e vetëdijes për sigurinë si dhe stilolapsa, flamuj dhe revistën e policisë “Mbrojtësi”.

Zyrtari i lartë për parandalimin e krimit, Mentor Cakolli në deklaratën për AA tha se aktiviteti i sotëm është organizuar me rastin e jubileut 10 vjeçar të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe se në të kanë marrë pjesë edhe nxënës të Shkollës Fillore “Qamil Batalli” nga Prishtina.

“Në përputhje me këto aktivitete policia ka përgatitur shumë broshura për ngritjen e vetëdijes të cilat u janë shpërndarë qytetarëve dhe fëmijëve për të rritur ndërgjegjësimin nga dukuritë negative duke iu referuar të drejtave dhe detyrimeve që kanë qytetarët lidhur me zbatimin e ligjit dhe ngritjen e sigurisë. Vetëm policia nuk mund të sigurojë mjedis të sigurtë dhe cilësor pa bashkëpunim të sinqertë dhe të ndërsjellë me qytetarët”, ka thënë Cakolli.

Pjesëtarët e policisë biseduan me nxënësit mbi sigurinë në shkolla dhe trafik si dhe për sigurinë në përgjithësi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit