Kosovë: Qeveria Hoti nuk e miraton nismën e Kuvendit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19

Mos i humb

Kërkoni të pajiseni me leje qëndrimi? Vjen njoftimi i rëndësishëm për emigrantët shqiptarë në Itali

Edhe katër ditë kanë mbetur nga afati i vënë nga qeveria italiane për të huajt që duan të pajisen me një leje...

Covid-19 hyn në Komisariatin e Policisë Kuçovë, infektohet Shefi i Rendit, frikë te efektivët

Covid-19 është futur edhe në Komisariatin e Policisë së qytetit të Kuçovës. Shefi i Rendit në këtë komisariat ka rezultuar “pozitivë” me...

Fokaçe e Butë me Kos – Shija e Recetës Tradicionale

Për recetat e brumit kuzhina si vendase, por edhe më gjerë kanë një mori shumë të gjerë përgatitje. Ashtu...

Bashkoi dy apartamentet, i bëri furrë buke dhe parukeri në katin e parë të pallatit

Deri ne datën 26 nëntor 2019 kur gjatë tërmetit që u mori jetën 51 qytetarëve dhe u shpallën te pabanueshëm qindra objekte,...

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kabineti qeveritar nuk ka miratuar nismën legjislative të iniciuar nga Kuvendi, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka paraqitur qëndrimin e Qeverisë sa i përket këtij Projektligji duke theksuar se Qeveria e konsideron të panevojshëm miratimin e tij.

“Të nderuar para jush paraqes mendimin e qeverisë për nismën legjislative të Kuvendit të Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19. Sipas procedurave përkatëse të gjitha ministritë kompetente kanë përcjellur opinionet e tyre sipas fushëveprimit të tyre.

Në këtë rast Qeveria e Kosovës vlerëson se nuk e mbështet nismën legjislative të iniciuar nga disa deputetë të Kuvendit të Kosovës për rregullim të ri ligjor përmes të cilit bëhet kufizimi i disa prej lirive dhe të drejtave themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë.

E vlerëson të panevojshëm miratimin e Projektligjit për parandalimin ose luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Kosovës, me arsyetimin se ligjet e aplikueshme në Kosovë e rregullojnë mjaftueshëm fushën e luftimit dhe parandalimit të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj ka kërkuar që të miratohet mendimi i Qeverisë sa i përket këtij Projektligji, ku me shumica votash ky mendim u aprovua nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Belgjika, me rekomandime për të mos udhëtuar në shumë kantone zvicerane

Belgjika së fundmi ka zgjeruar rekomandimin për të mos udhëtuar – dhe për të bërë testin e koronavirusit gjatë kthimit – në...

Nëntë ditë izolim për shkak të COVID-19, këshilltari tregon për gjendjen e Kryeministrit Hoti: Pak kollë e lodhje

Prej nëntë ditësh, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjendet në izolim, pasi ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen shëndetësore të Hotit,...

Greqi- Turqi! Marina greke qëllon drejt jahtit turk, plagosen tre persona

Situata mes Greqisë dhe Turqisë duket se po tensionohet çdo ditë e më shumë! Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e...

Zvicra dhuron 4 milionë CHF për të mbështetur libanezët në Bejrut

Zvicra ka premtuar të paktën 4 milionë CHF (4,4 milionë dollarë) në ndihmë të drejtpërdrejtë për popullatën libaneze pas një shpërthimi në...

Tentoi të kalonte drogë drejt Italisë, ekstradohet në Shqipëri 44-vjecari

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës kapet dhe ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar. Si...