Kosovë, rritet në 79 numri i të infektuarve me koronavirus, shërohet një pacient

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, ka bërë të ditur se edhe 8 persona janë diagnostikuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në Kosovë të enjten pasdite, me çka numri i përgjithshëm i rasteve me virusin në vend ka shkuar në 79.

Në një postim në rrjetet sociale, Vitia tha se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 89 persona, nga të cilët 8 kanë rezultuar pozitiv.

“Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës. Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë”, ka shkruar Vitia.

Ministri Vitia tha se pacienti ka dalë negativ pas testimit të dytë për koronavirus, gjë që “sipas rekomandimeve të OBSH-së, kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditë distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit