Kosovë : Të mërkurën votohet qeveria Hoti

Mos i humb

Gjykata Kushtetuese e ka bërë publik të plotë aktgjykimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit.

Pas kësaj hapet rruga për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së Avdullah Hoti.

LDK ndërkaq ka paralajmëruar për nesër mbajtjen e takimit të kryesisë së partisë, pas së cilës kryetari Isa Mustafa do të mbajë konferencë për media.

Sakaq mësojnë se seanca për votimin e qeverisë Hoti do të mbahet të mërkurën me fillim nga ora 11:00.

Kushtetuesja më 28 maj vendosi në favor të dekretit të presidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit