Kosovë : Vdes edhe një person nga koronavirusi, shkon në 110 numri i përgjithshëm i viktimave në Kosovë

Mos i humb

Ka ndërruar jetë një 64-vjeçar nga komuna e Gjilanit i cili ishte i prekur me koronavirus.

Ka ndërruar jetë një 64-vjeçar nga Komuna e Gjilanit i cili ishte i prekur me koronavirus, kështu duke shkuar në 110 numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të komunës së Gjilanit, u i pari i këtij qyteti ka ngushëlluar familjen e 64-vjeçarit.

“Me keqardhje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të A.L. Ngushëllime familjes dhe do t’ju qëndrojmë pranë për ta përballuar. Apeloj qytetarët që t’i përmbahen rregullave në mënyrë strikte për ta parandaluar infeksionin me këtë virus. Ju lutem, mbrojeni veten, familjen, lagjen dhe qytetin tuaj”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, brenda katër muajve të përballjes më pandeminë COVID-19, Gjilani ka shënuar 289 raste pozitive, 155 janë shëruar, 128 janë aktive, derisa pesë pacientë kanë ndërruar jetë.

Theksojmë se në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë edhe një paciente nga Peja e cila përveç se ishte e prekur me koronavirus ajo kishte edhe sëmundje të tjera shqetësuese dhe ishte duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit