Kosovë : Votohet Qeveria e re me 61 vota pro e 24 kundër

Mos i humb

Në mes të tensioneve jashtë parlamentit dhe replikave të deputetëve Brenda tij, Kuvendi i Kosovës miratoi me 61 vota pro qeverinë e re me në krye Avdullah Hotin.

Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë ndërkohë 61 deputetë kanë votuar pto qeverisë së re duke bërë kështu shumicën.

Ndërkohë 24 vota ishin kundër, ndërsa 31 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk votuan.

Qeveria Hoti pritet t’i ketë 16 ministri një më shumë se qeveria aktuale dhe 4 zëvendëskryeminstra, 2 më shumë së Qeveria Kurti.

Emrat e kabinetit qeveritar:

Avdullah  Hoti –  Kryeminstër i KosovësBesnik  Tahiri – Zëvendëskryeminstër i parëDriton Selmanaj – Zëvendëskryeminstër

Albulena Balaj Halimi – Zëvëndëskryeminstre

Goran Rakiq – Zëvendëskryeminsitër dhe Ministër i Pushtetit Lokal

Hykmete Bajrami – Minisitre e Financave

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Vlora Dumoshi  -Minsitre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Anton Quni – Minstër i Mbrojtjes

Agim  Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme

Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës

Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë

Selim Selimi – Minisitër i Drejtësisë

Blerim Kuqi – Minisitër i Ekonomisë dhe Ambientit

Meliza Haradinaj Stublla – Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ramë Likaj – Minisitër i Arsimit dhe Shkencës

Skender Reçica – Minsitër i Punës dhe Mirëqeniës Sociale

Vesel Krasniqi  – Ministër i Tregtisë dhe Industrisë

Dalibor Jevtiq – Ministër për Kthim dhe Komunitete

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit