Kosovë/ Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë rezultoi pozitiv me Covid-19, testohen 58 kolegë të tij

Mos i humb

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë gjatë të martës ka dalë pozitiv me coronavirus.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se gjendja e këtij zyrtari është stabile.

Sipas Hotit për fat të mirë zyrtari i MSH nuk ka pasur kontakt as me familjen e tij dhe ai është vet-izoluar.

Po ashtu, 58 kolegë të të infektuarit në Ministrinë e Shëndetësisë janë testuar dhe fatmirësisht kanë dalë negativë.

“Për fat me familjen nuk ka pasur kontakt, ndërsa 58 përfaqësues të departamenteve të ndryshme të Ministrisë së Shëndetit që në një formë kanë pasur kontakt janë testuar por të gjithë kanë dalë negativë dhe kjo për arsye se kanë përdorur mjete mbrojtëse”, tha Hoti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit