Kostoja e dekomisionimit të Fukushimës 75 miliardë dollarë

Mos i humb

Kostoja e dekomisionimit të Centralit Bërthamor Fukushima Daiichi do të kushtojë 75 miliardë dollarë.

Sipas lajmit në mediat lokale, theksohet se dekomisionimi i Centralit Bërthamor Fukushima që u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe cunami i vitit 2011, sipas llogaritjeve të Korporatës për Kompensimin e Dëmeve Bërthamore dhe Dekomisionimit (NDF), pritet të kushtojë 75 miliardë dollarë.

Bëhet e ditur se NDF planin financiar do t’ia paraqes qeverisë.

Tërmeti me magnitudë 9 ballë në Japoni më 11 mars 2011, dhe cunami më pas, shkaktuan një rrjedhje radioaktive në centralin e energjisë bërthamore Fukushima. Dhjetëra mijëra njerëz që jetonin në rajon mbetën të detyruar që të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Parashikohet se do të zgjas me dhjetëra vite kontrollimi plotësisht i rrjedhjes./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit