Kotzias, ultimatum Bushatit: po fole për Çamërinë, thyej vazon!

Mos i humb

Nikos Kotzias i ka dhënë ultimatum homologut të tij shqiptar, Ditmir Bushati.

Siç mësohet, ministri i Jashtëm grek ka thënë se nëse përmendet Çamëria ai do “të thyejë vazon”; si rrjedhojë do të mbyllë bisedimet dhe do të largohet nga takimi duke mbyllur përfundimisht negociatat.

“Nuk dua në takim asnjë fjalë për Çamërinë. Nëse më përmendet Çamëria iki nga takimi”, mësohet t’i ketë thënë Kotzias ministrit Bushati.

Ka reaguar menjëherë kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

“Nëse ky lajm është i vërtete po ju kujtoj, që çështja Çame është dhe mbështet me dokumenta detyruese. Dhe jo çështje dëshirash për shtetin Shqiptar.

Çështja e shqiptarëve të Çamërisë mbështetet mbi ligjin e Parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994. Që e njeh 27 qershorin si ditën e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë dhe Rezoluta për çështjen Çame.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë. Por po të ishte për të çuar nga tavolina, duhej të çohej Bushati.

Që për sa kohë Greqia nuk ka hequr ligjin e luftës me Shqipërinë, duhej të mos ulej në tavolinë. Me një vend që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit