KPK s’mund të vlerësojë ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj. Avokati sqaron situatën

Mos i humb

Ish- kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, e cila sot mban detyrën e anëtares së Gjykatës së Apelit Tiranë, ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Vettingut, por rasti i saj rezulton të jetë unik në Shqipëri.

Ndërsa kjo e fundit shpreh dëshirën për tu vetuar, avokati i saj Julian Mërtiri sqaron se Becaj ndodhet në një situatë që ligji nuk e ka parashikuar vetimin.

Sipas tij, në kohën kur hyri në fuqi ligji për rivlerësimin kalimtar Shpresa Beçaj nuk ushtronte detyrën e gjyqtares.

Ai shton se e gjithë kjo situatë është shkaktuar për shkak të mosveprimeve të KLD.

“Shpresa Beçaj është pjesë e sistemit gjyqësor prej më shumë se 33 vitesh. Në 1987 është emëruar në Gramsh. Me tej ka qënë gjyqtare në Tiranë. Në 2004 u bë pjesë e Gjykatës së Lartë.

Në 2008 u bë kryetare e Gjykatës së Lartë. E ushtroi deri në 2013 detyrën. Pas largimit nga funksioni ajo dorëzoi deklaratën e saj në ILDKPK.
Në tetor 2013 paraqiti kërkesë në KLD për emërim në Apelin e Tiranës. KLD në mënyrë arbitrare nuk e mori në shqyrtim për 5 vite. Në këto kushte Becaj bëri padi në Administrative. Në korrik 2016 Adminiatrativja detyronte KLD-në të marrë në shqyrtim kërkesën e Becajt dhe pagimin e dëmit të shkaktuar.

Në Apelin Adminiatrativ në 2017 u vendos të detyrohet KLD të emëronte Becajn në Apelin e Tiranës dhe ta dëmshpërblente për dëm pasuror e moral. KLD kërkoi pezullimin e ekzekutimit të vendimit në Gjykatën e Lartë, kërkesë që nuk u pranua nga kjo gjykatë. KLD në maj 2018 zbatoi vendinin e Apelit Administrativ. Beçaj ka nisur punë në 4 qershor 2018. Ka depozituar deklaratën e saj në ILDKP. Në kohën kur hyri në fuqi ligji për rivlerësimin kalimtar nuk ushtronte detyrën e gjyqtares. Pra Beçaj nuk ka pasur statusin e gjyqtares në detyrë. Ajo ka ushtruar detyrën e avokates për të siguruar të ardhura”,- sqaroi ai.

Avokati shtoi ndër të tjera se, emri i Beçajt nuk ka qenë në listën e subjekteve të rivlerësimit. Sipas tij, analiza e fakteve nga KPK nuk është e saktë.

“Në asnjë nga datat e afatit kur Beçaj duhet të dorëzonte formularët për llogari të procesit të vettingut ajo nuk kishte statusin e gjyqyares në detyrë. Nga ana tjetër, ligji nuk parashikon dorëzim të formularëve pas afatit të parashikuar. Beçaj shpreh dëshirën për tu vetuar, nuk ka shfaqur asnjë neglizhencë, por ndodhet në një situatë që ligji nuk e ka parashikuar. I kërkojmë komisionit të vlerësojë situatën ligjore në të cilën ndodhet Beçaj, unike në vend, për shkak të rrethanave të pavarura prej saj. E gjithë kjo situatë është shkaktuar për shkak të mosveprimeve të KLD. Nëse komisioni gjen mundësi ligjore për plotësimin e formularëve në një moment të dytë ne jemi të gatshëm, por sipas nesh, kjo mundësi ligjore nuk ekziston”,- thotë ai.

ÇFARË DEKLAROI SHPRESA BEÇAJ
Vetë Beçaj ka deklaruar përpara KPK-së se është shumë e indinjuar për atë që e quan shkelje kushtetute nga ana KLD-së.

“ Unë nuk mund ta mendoja se KLD, ku ndodheshin personalitete nga Presidenti, ministri i Drejtësisë, tre anëtarë të Kuvendit dhe 10 gjyqtarë do të shkelte Kushtetutën, ligjet ndërkombëtare dhe ligjin për Gjykatën e Lartë. Jam tepër e indinjuar. Kur hyri në fuqi ligji pata shpresën se do ta merrte në shqyrtim. Nuk është marrë as një masë ndaj atij organi kolegjial që drejtohej nga Presidenti i Republikës. Relacioni juaj i KPK është shumë i dobët dhe për të ardhur keq. Isha në listën e parë dhe duhet të isha thirrur. Formula politike e 17 majit nuk e lejoi një gjë të tillë, sepse pata treguar se isha një gjyqtare e pavarur”,- u shpreh Beçaj.
KPK-ja pritet të marrë një vendim më 3 korrik për rastin e saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit