Kraja: Veliaj u “dhuron” qytetarëve rritje taksash

Mos i humb

Këshilltari i PD-së i këshillit bashkiak të Tiranës Akil Kraja thotë se Erion Veliaj u bëri “dhuratë” për vit të ri familjeve rritjen e taksave.

Në një deklaratë për mediat ai tha se kjo përkthehet në një faturë që kushton të paktën 75 mijë lekë çdo muaj.

“Nuk është hera e parë që Veliaj rrit taksat. Që kur Erion Veliaj, mori drejtimin e kryeqytetit, rritja e taksave është politikë konstante e tij. Në fund të vitit 2016, të ardhurat e mbledhura nga taksat e tarifat arritën një rekord të panjohur më parë – 55 milion euro në vit. Por ky nuk është fundi i rekordit të Erion Veliajt. Ne buxhetin e vitit të ri 2018, i kaluar me vota të blera dhe të paligjshme, Erion Veliaj kerkon te dyfishoje te ardhurat nga taksat. Nga 55 milionë euro, tani, qytetarët dhe bizneset duhet të nxjerrin nga xhepat 100 milionë euro”, tha Kraja./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit