Krasniqi: Kam mjaft dëshmi për të ngritur padi për krimet ndaj Serbisë në Kosovë

Mos i humb

Instituti për Hulumtime e Krimeve të Luftës, sot ka promovuar librin “Krime dhe keqtrajtimet e pacientëve dhe personelit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë gjatë luftës së Kosovës 1998-1999, të autorit Dr.Salih Krasniqi.

Autori i librit “Krime dhe keqtrajtimet e pacientëve dhe personelit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë gjatë luftës së Kosovës 1998-1999”, Salih Krasniqi  në fjalimin e tij për promovimin e librit tha që përveç fakteve të gjetura mbi keqtrajtimet e pacintëve dhe personelit mjekësor në QKUK, kam dokumentacione të mjaftueshme për të ngritur padi ndaj Serbisë. Gjithashtu ai krahasoi gjenocidin e Hitlerit në botë me atë se çfarë ka bërë Serbia në Kosovë, shifër e cila është e përgjysmuar.

“Kam fakte të mjaftueshme, në këtë libër janë te përshkruar 790 pacient, në spital kanë vdekur 102 pacient. Më ndihmën e drejtorit të Arkivit të Kosovës kam gjetur disa të dhëna ku Hitleri ka bërë krime dhe gjenocide ndaj njerëzimit ku ka vrarë 60% të fëmijëve ndërsa serbët në Kosovë kanë vrarë përgjysmë më shumë sesa që ka bërë Hitleri, pra shifra është e përgjysmuar në krahasim me atë çfarë ka bërë Hitleri në botë, serbët e kanë bërë në Kosovë. Unë kam dokumentacione të mjaftueshme për të ngritur padi ndaj Serbisë”, tha Krasniqi

Krasniqi tha që ky libër i është kushtuar pacientëve dhe stafit mjekësor të cilët kanë punuar në kushte të jashtëzakonshme dhe tha që ky libër shërben si thirrje për të mos i harruar vuajtjet e popullit shqiptarë ndaj gjenocidit Serb në Kliniken Universitare të Kosovës.

“Këtë libër ja kam kushtu personelit mjekësor që kanë punuar në kushte të jashtëzakonshme. Peripecitë dhe vuajtjet e tyre janë të shkruar në këtë liber. Ky është libri i parë faktëmbledhës që dëshmon torturën nga serbet drejtuar mbi pacinetët dhe personelit shëndetësor në QKUK. Ky liber shërben si thirrje për mos ti harruar vuajtjet e popullit dhe që të tjerët  në vazhdim të merren edhe më shumë për të gjetur fakte të tjera”, u shpreh Krasniqi.

Ndërsa reciosionistët e librit Ismet Salihu dhe Azem Hajdari e kanë vlerësuar lartë punë dhe veprën e Prof.Dr Salih Krasniqit për promovimin e këtij libri me vlera të mëdha jo vetëm në kontekstin shkencor por edhe të hapsirës dhe kohës. Po ashtu ata than që ky libër pasqyron keqtrajtimet dhe torturat e pacientëve dhe ekipit spitalor  nga forcat serbe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ata thanë që kjo është mënyra më e mirë e ruajtjes dhe kujdesit të historisë për të mos harruar atë dhe po ashtu ky libër është si model për të rinjtë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit