Krasniqi: Vendi ynë ka nevojë për më shumë edukatë e më shumë kulturë!

Mos i humb

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka vlerësuar se skenën politike të Kosovës është duke e përfshirë gjuha denigruese, ku sipas tij, kjo gjuhë denigruese i ka përfshirë edhe disa të quajtur ose vetëquajtur intelektual, që nuk kursehen për t’i quajtur të tjerët me lehtësi “kriminel”.

Krasniqi ka thënë se nuk ka dyshim se këtë gjuhë e kanë mbjellë politikanët “foshnjor”, por, këtë gjuhë nuk do të duhej ta përdornin “majat” e gazetarisë “intelektuale”.

Ja postimi i plotë i tij:

Gjuha denigruese e politikës po shtrihet edhe jashtë sajë?!

Disa herë viteve të fundit kam folur e shkruar për gjuhën e komunikimit në politikën shqiptare, por kjo gjuhë denigruese i ka përfshirë edhe disa të quajtur ose vetëquajtur intelektual, që nuk kursehen për t’i quajtur të tjerët me lehtësi “kriminel”?! Kështu si ka nisë secili – secilin mund ta quan kriminel?! Se ku do të na shpie kjo mushkë, askush nuk e di!

Nuk ka dyshim se ketë gjuhë e kanë mbjellë politikanët “foshnjor”, por, ketë gjuhë nuk do të duhej ta përdornin “majat” e gazetarisë “intelektuale”.

Çka tregon kjo?

Kjo tregon siç thotë populli: “Çka të mbjellësh korrë”. Ose nëse “mbjellë erë korrë furtunë”. Ketë që po e them, më se miri e konfirmojnë zhvillimet politike të këtyre dite në skenën politike, e se fundi edhe individ jashtë politikës po e marrin mësimin që nuk duhej ta merrnin nga gjuha politike që ka degraduar shumë. Kjo do të thotë se e keqja përhapet e përvetësohet më lehtë e më shpejtë! Si po duket gjerat e mira kanë peshë të madhe, e peshat e mëdha kërkojnë kurrize të forta!

Të shpresojmë se kjo gjuhë është aty nga fundi?! E kur të shkon e keqja në fund, ndoshta, pastaj fillon të ngritët në cilësi, si në jetën politike e po ashtu edhe në atë intelektuale e mediale.
Politikanët e mirëfilltë dhe intelektualët me kulturë e taban kombëtar, nuk duhet të përzihen në ketë gjuhë, sa të pa kulturë e po aq edhe denigruese!

Vendi ynë ka nevojë për më shumë edukate e më shumë kulturë!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit