Kremlini deklaratë në lidhje me “takimin tripalësh”

Mos i humb

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov, tha se ende nuk është përcaktuar data për një takim mes liderëve rus, turk dhe iranian, por theksoi se nuk është jashtë mundësive zhvillimi i një samiti të tillë në rast të nevojës.

Peskov, në deklaratën e tij për gazetarët në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, vuri në dukje se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentin e Iranit, Hasan Ruhani, në lidhje me Sirinë.

Ai duke theksuar se nuk është përcaktuar data për një takim mes liderëve të tri vendeve, tha se “Megjithatë, liderët nuk e shohin jashtë mundësive një samit të tillë nëse do të ketë nevojë për t’u organizuar”.

Në bisedën e djeshme telefonike mes Putin dhe Ruhani, është diskutuar për gjendjen në Siri dhe dy liderët kishin tërhequr vëmendjen në bashkëpunimin e suksesshëm mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë të zhvilluar në kuadër të procesit të Astana-s./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit