“Krerët e bandës i pret burgu”, Basha: Jemi në krah të njerëzve

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish ndaj arrestimeve të kryera nga Policia e Shtetit. Ai zotohet se do të jetë gjithmonë në krahun e njerëzve, të cilët janë ngritur kundër asaj që ai e quan “qeveri-bandë”.

Lideri i selisë blu shprehet se bashkëpunimi mes qeverisë dhe bandave ka vjedhur e dhunuar shqiptarët, ndërsa kjo sjelljeje ka  shkatërruar shtetin ligjor së bashku me demokracinë. Sipas tij, fati i qeverisë-bandë  është vetëm rrëzimi i saj.

“Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që, bashkë me krimin dhe oligarkët, ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë!Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj!  Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!”, shkruan Basha.

Policia një ditë pas protestës së tretë kombëtare të frontit opozitar njoftoi se janë arrestuar 37 protestues, ndërsa paralelisht me këtë ka nisur procedimi penal edhe për 23 të tjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit