Kreu i Dijanetit të Turqisë priti simbolin e rezistencës palestineze, Fevzi el-Xhunejdi

Mos i humb

Kryetari i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Ali Erbaş, ka pritur adoleshentin palestinez Fevzi el-Xhunejdi, i cili u shndërrua në simbol të rezistencës palestineze pas arrestimit me sy të mbyllur nga një numër i madh i forcave izraelite gjatë protestave kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit.

Gjatë vizitës në zyrën e kreut të Dijanetit të Turqisë, Xhunejdi u shoqërua nga babai i tij, Muhamed el-Xhunejdi.

Erbaş theksoi se Fevzi el-Xhunejdi është një nga emrat simbolikë të kauzës palestineze, duke shtuar se sa më shumë të rritet numri i të rinjve si Xhunejdi, aq më shpejt do të çlirohen Kudsi dhe Mesxhidi Aksaja.

“Kudsi në zemrën tonë gjithnjë ka qenë kryeqyteti i Palestinës. Ne pafundësisht e pranojmë atë si të tillë, e kështu do të vazhdojë me lejen e Zotit”, tha Erbaş.

Ndërkaq, Xhunejdi falënderoi kryetarin e Dijanetit për pritjen dhe presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan për, siç tha ai, mbështetjen ndaj çështjes së Kudsit.

“Unë jam në Turqi, së bashku me vëllezërit e mi në Turqi. Jam shumë i lumtur dhe i qetë. Jam në një mjedis të sigurt. Jam krenar me ju”, tha ai.

Xhunejdi rikujtoi se pas ardhjes në Turqi, ka vizituar varrin e Sulltan Abdulhamidit të Dytë, për të cilin tha se ka qenë figurë e rëndësishmë për kauzën palestineze.

“Dje Sulltan Abdulhamidi i doli zot trojeve palestineze, ndërsa sot këtë heroizëm dhe guxim e tregon Recep Tayyip Erdogan. Ai ia bën me dije botës kauzën tonë, gjendjen tonë dhe persekutimin e e ushtarëve izraelitë okupatorë ndaj nesh. Ai e lartëson zërin tonë”, tha 16-vjeçari palestinez, Fevzi el-Xhunejdi.

Ndryshe, më herët gjatë vizitës së tij në Turqi, Xhunejdi është pritur edhe nga presidenti Erdogan.

Më 7 dhjetor, Xhunejdi u arrestua në Bregun Perëndimor duke demonstruar kundër vendimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump për të njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”.

Pas arrestimit të tij, një fotografi e arrestimit të tij me sy të lidhur u bë simbol i protestave palestineze në vazhdim kundër vendimit të diskutueshëm të Washingtonit.

E shkrepur nga fotoreporteri i AA-së Wisam Hashlamoun, fotografia më vonë fitoi konkursin e agjencisë “Fotografia e Vitit” për vitin 2017 në kategorinë e lajmeve.

Xhunejdi tani duhet të paraqitet para një gjykate ushtarake izraelite më 19 shkurt për t’u përballur me akuzat për hedhje gurësh në drejtim të ushtarëve izraelitë.

Sipas vlerësimeve, rreth 6.500 palestinezë, duke përfshirë rreth 300 fëmijë, aktualisht gjenden në burgjet izraelite./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit