Kreu i Gardës Revolucionare të Iranit: Protestat kanë përfunduar

Mos i humb

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Muhammed Ali Jaferi, deklaroi se kanë marrë fund protestat kundër regjimit të vendit që për disa ditë u mbajtën në shumë qytetet të Iranit.

“Sot është dita kur protestat morën fund”, tha Jaferi për televizionin shtetëror të Iranit.

Duke rikujtuar se protestat masive filluan të enjten e kaluar për arsye ekonomike, duke u shndërruar në protesta anti-regjim, Jaferi tha se janë arrestuar kundërshtarët e Revolucionit dhe pabesimtarët të cilët sipas tij morën pjesë në trazirat të cilat zgjatën për disa ditë.

Për trazirat në fjalë, Jaferi akuzoi Arabinë Saudite, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si një kundërpërgjigje të protestave antiqeveritare, ndërsa pas thirrjes së autoriteteve të shtetit, sot në disa qytete të Iranit u mbajtën tubime në përkrahje të pushtetit të atjeshëm./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit