Kreu i Gjykatës Kushtetuese, të mërkurën në sitën e Vettingut

Mos i humb

Kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Bashkim Dedja, kaloi me sukses në “sitën” e Vettingut, në vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Institucioni i Komisionerit Publik, me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, e ankimoi vendimin në KPA.

Këtë të mërkurë do të zhvillohet edhe seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetueses, Bashkim Dedja.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë: Kryesues: Ardian Hajdari; Relator: Luan Daci; Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.

Ndërkohë që KPA ka caktuar edhe datën për seancën e rivlerësimit të gjyqtarit të shkarkuar nga KPK, Artan Zenelaj, e cila do të jetë më 09 janar 2019.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit