Kreu i INSTAT, ja 3 kandidatët në garë

Mos i humb

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka vendosur 3 kandidaturat që do të garojnë për kreu e Institutit të Statistikave.

Ata janë Elsa Dhuli, Ledjon Shahini, Jola Kepi, të cilat do të votohen në Kuvend për të zgjedhur kreun e INSTAT.

Ky institucion prej kohësh është nën drejtimin e përkohshëm të Elsa Dhulit, e cila është e para në listën e 3 kandidatëve.

PROPOZIMIN KUVENDIT TË KANDIDATURAVE PËR T’U EMËRUAR NË POZICIONIN “DREJTOR I PËRGJITHSHËM I INSTITUTIT TË STATISTIKAVE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 2 e 3, të nenit 16, të ligjit nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Propozimin Kuvendit për emërimin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave” të kandidaturave të renditura, si më poshtë vijon:

1. Znj. Elsa Dhuli;
2. Z. Ledjon Shahini;
3. Znj. Jola Kepi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit